Wellness+ është platforma lider në Shqipëri për menaxhimin e palestrave dhe qendrave të mirëqenies. Prej më shumë se 1 viti, ne kemi krijuar një rrjet të unifikuar (Marketplace) të bizneseve të ndryshme - palestra, qendra SPA dhe pishina - në qytetin e Tiranës dhe në disa zona të Durrësit.
Qëllimi ynë është t'u ofrojmë kompanive që duan të investojnë në mirëqenien e stafit të tyre një mekanizëm të thjeshtë përmes një buxheti mujor ose kuponave për festa dhe shpërblime.
Punonjësit zgjedhin shërbimet sipas nevojave dhe pasioneve të tyre në rrjetin tonë të gjerë.
Rrjeti ynë i gjerë siguron që punonjësit të kenë akses në shërbime kudo që të jenë, në të gjitha zonat e Tiranës dhe në disa zona kryesore të Durrësit.
Duke ofruar lloje të ndryshme të palestrave (fitness, klasa në grup, arte marciale, pilates, etj.), SPA dhe pishina, përfitimi bëhet tërheqës për të gjitha grupmoshat dhe gjinitë në kompaninë tuaj.
Kjo tarifë mbulon krijimin e llogarisë, mirëmbajtjen e Aplikacionit për punonjësit, negocimin e vazhdueshëm me rrjetin e partnerëve dhe menaxhimin administrativ (përfshirë faturimin e konsoliduar).
| Numri i Punonjësve | Çmimi për llogari punonjësi |
|---|---|
| 1 - 100 | 1,200 ALL / vit |
| 101 - 500 | 900 ALL / vit |
| 501 - 1000 | 750 ALL / vit |
| 1000+ | 600 ALL / vit |
Ky është investimi i drejtpërdrejtë që shkon te punonjësi. Kompania ka kontroll të plotë mbi këtë vlerë:
Eliminon nevojën për rregullime pagash dhe implikimet e komplikuara tatimore që vijnë me rimbursimet individuale.
Punonjësit menaxhojnë llogaritë e tyre direkt nga aplikacioni, ndërsa ju keni një pasqyrë të qartë të kostove dhe përdorimit të buxhetit.
Ne rrisim vlerën e çdo leku që ju shpenzoni. Duke shtuar 10% në buxhetin e alokuar, ne krijojmë një avantazh të dyfishtë: kompania juaj rrit automatikisht vlerën e perceptuar të paketës së përfitimeve pa rritur kostot (ROI i menjëhershëm), ndërsa punonjësi praktikisht përfiton nga një zbritje në çdo shërbim që zgjedh. Specifikisht, 5,000 ALL investim nga ju bëhen 5,500 ALL fuqi blerëse reale për stafin.
Organizim i aktiviteteve të ndryshme (me kapacitet të kufizuar), pa pagesë për punonjësit tuaj, si: klasa pilates, cross-fit, joga, etj. Pjesëmarrja do të jetë e mundur duke rezervuar në Aplikacionin tonë mobile ku do të publikohen eventet.
Duke centralizuar shërbimin në Wellness+, kompania juaj do të ofrojë një standard ndërkombëtar kujdesi për të gjithë punonjësit e saj, me kosto minimale administrative.